Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të nisë në ora 14:00. Në kuadër të kësaj mbledhjeje pritet të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër të vogël të votuesve.
Në rendin e ditës janë gjithashtu shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, rekomandimi për akreditimin e organizatave vëzhguese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, si dhe disa çështje të tjera që lidhen me operacionet zgjedhore, aspektet ligjore dhe personelin.
Po ashtu, KQZ do të diskutojë vendimin për moskërkimin e dëshmisë për personat mbi 75 vjeç që aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta, si dhe plotësimin e planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.




