Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të përsëritura të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, duke i cilësuar ato si veprime të kundërligjshme që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.
Ai tha se nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjnë ata që të shkarkohen dhe vuri në dukje se veprimet e tyre filluan pas shkarkimit të Valdete Dakës nga Presidentja Osmani, një vendim që sipas tij ishte në shkelje të Kushtetutës dhe bazuar në akuza të fabrikuara nga LVV.
Krasniqi shtoi se Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi ushtrojnë presion kryesisht ndaj grave në KQZ, gazetarëve dhe shoqërisë civile, duke krijuar “vija imagjinare” mbi ku duhet të qëndrojnë dhe si të veprojnë, ndërsa me burrat e partive politike nuk arrijnë të jenë po aq të fuqishëm.
Ai theksoi se ky sjellje tregon një ushtrim të qëllimshëm pushteti dhe frikësim ndaj kategorive të pambrojtura, ndërkohë që heshtja e opozitës ua lehtëson këto veprime.




