Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se gjatë periudhës 2021–2025, Qeveria e tij ka investuar 4.73 milionë euro në trashëgiminë kulturore islame në Kosovë.
Ai përmendi disa nga projektet aktuale të restaurimit:
Xhamia Mulla Vesel Guta, Ferizaj – 1.5 milionë euro
Xhamia Sudi Efendi, Prishtinë – 600 mijë euro
Xhamia e Çokut, Junik – 500 mijë euro
Xhamia e Burojës, Skenderaj – 400 mijë euro
Kurti bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet edhe në:
Xhamia e Orllanit, Podujevë
Xhamia e Bajraklisë, Prizren
Ai theksoi se trashëgimia kulturore fetare në gjithë vendin mbetet prioritet i Qeverisë së tij.





