Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Prezantimi do të mbahet nga ora 18:00, ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të shpalosë gjithashtu programin politik dhe vizionin e partisë për zhvillimin e vendit.
Sipas Abdixhikut, lista 123 përbëhet nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë, duke e cilësuar atë si një ekip të ndërtuar për shtet dhe jo për propagandë, që e di pse garon dhe për kë punon.




