Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka kursyer mbi 235 milionë euro të buxhetit të Kosovës përmes mbrojtjes në arbitrazhet ndërkombëtare dhe kontestet e ndryshme juridike brenda vendit.
Sipas MD-së, ky angazhim ka qenë në funksion të mbrojtjes së interesit dhe dinjitetit të shtetit, duke parandaluar humbje të mëdha financiare për Republikën e Kosovës.




