Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë e-maila të falsifikuar që paraqiten rrejshëm si dokumente zyrtare të institucionit, madje kinse të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë.
Këto e-maila, shpesh të titulluar “Thirrje Gjyqësore”, nuk janë autentikë dhe përdoren për mashtrim.
Policia ka nisur hetime për identifikimin e autorëve dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave, por t’i raportojnë këto e-maila në adresën zyrtare [[email protected]](mailto:[email protected]).




