Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ura për këmbësorë mbi lumin Ibër do të lëshohet për qarkullim që nga e mërkura, 17 dhjetor.
Ai e ka cilësuar këtë si një “kryevepër mbi Ibër” dhe ka bërë thirrje për përdorim të sigurt të urës.