Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar pas mospërfshirjes së tij në listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e ardhshme, duke demantuar kryetarin Lumir Abdixhikun.
Veliu thekson se ka qenë pjesë e LDK-së për bindje dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, jo për interesa personale, dhe e konsideron deklaratën e Abdixhikut për “derë të hapur” si formale dhe jo reale.
Ai ka hedhur përgjegjësinë mbi kreun e partisë dhe Ekrem Hysenin në Podujevë, duke theksuar se gatishmëria dhe kërkesat e tij janë shpërfillur.




