Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.
Nga Ambasada u shpreh shpresa për thellimin e partneritetit dhe rinisjen e Dialogut Strategjik, i cili ishte pezulluar për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, me mbi 2 miliardë dollarë ndihmë të ndarë që nga viti 1998.




