Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, priti sot Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces.
Rexhepi informoi ambasadorin se të gjitha ankesat administrative kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për zgjedhjet lokale janë trajtuar brenda afateve ligjore, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë ankuesit dhe duke siguruar transparencë përmes publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Gjykatës.
Kryetari shprehu besimin se edhe gjatë Zgjedhjeve të Parakohshme Nacionale më 28 dhjetor do të garantohet një proces i drejtë dhe demokratik. Ambasadori Hargreaves vlerësoi këtë punë dhe ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për Gjykatën Supreme dhe sistemin gjyqësor në përgjithësi.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për trajnime dhe shkëmbim përvojash me partnerë ndërkombëtarë.




