Në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren, kryetari dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar nevojën për bashkim dhe qeverisje që parandalon, zhvillon dhe sjell stabilitet.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për reagim dhe justifikime, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës meritojnë një alternativë të qartë dhe të planifikuar, dhe ka prezantuar PDK-në si zgjidhjen për të ecur përpara.




