Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj bisedave të publikuara nga VOX Kosova mes Dejona Mihalit, Artane Rizvanollit dhe Faruk Mujkës, duke thënë se ato dëshmojnë kontrollin e plotë të Dejonës mbi institucionet dhe ndërmarrjet publike.
Sipas Çitakut, vendimmarrja është përqendruar në një rreth të ngushtë pa legjitimitet demokratik, ndërsa institucionet janë shndërruar në vegla partie.
Ajo theksoi se 28 dhjetori do të shënojë fundin e kësaj mendësie dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj, siç e quajti ajo, kapjes dhe abuzimit me pushtetin.




