Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll djem ka nisur udhëtimin për në Belgjikë, ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “4 Nations” në Lokeren. Përveç Kosovës dhe vendit nikoqir, pjesëmarrës janë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe.
Ndeshjet e para: sot ora 18:00 kundër Luksemburgut, të enjten ora 18:00 kundër Britanisë së Madhe, dhe të premten ora 16:00 ndaj Belgjikës. Turneu shikohet si një mundësi e madhe për zhvillimin e hendbollistëve tanë të rinj dhe për fitimin e përvojës ndërkombëtare.




