Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ka realizuar më 17 dhjetor 2025 ekstradimin e një shtetasi kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Kanosje”.
I dyshuari, i arrestuar më parë në Zvicër, pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prizrenit për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë vendit.




