Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, u takua me përfaqësuesit e ambasadave të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës për të diskutuar zhvillimet dhe reformat në sektorin financiar.
Në fokus ishte sistemi i Kartonit të Gjelbër, forcimi i kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe reformat që lidhen me integrimin evropian.
Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre vendeve ndaj stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës.




