Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku diskutuan për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë.
U fol edhe për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi, integrimin evropian dhe përfshirjen e komuniteteve joshumicë, si dhe për thellimin e partneritetit Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.




