Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në çdo takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë e përsërit qëndrimin se Ura e Ibrit në Mitrovicë duhet të jetë e hapur.
Duke folur gjatë perurimit të hapjes së urës, Kurti theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe shkëmbimit tregtar, duke shtuar se urat mbi lumin Ibër i përkasin qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës dhe se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen përmes dialogut dhe komunikimit të hapur.




