Mesfushori kosovar Lindon Emërllahu, aktualisht te CFR Cluj, është nisur drejt Ukrainës për t’u bashkuar me Polissya Zhytomyr në një transferim prej 1.5 milion eurosh.
Ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e fundit të vitit 2025 kundër Botosanit. Polissya renditet aktualisht e treta në ligën ukrainase pas 16 raundeve.
Emërllahu ka grumbulluar 40 ndeshje, 6 gola dhe 3 asiste te CFR Cluj, ndërsa për Kombëtaren e Kosovës ka 12 paraqitje, një gol dhe dy asiste.




