Sot në Tiranë, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut – Perëndimor, Unioni i Afaristëve “Vizioni–PMB” dhe Forumi i Bizneseve Ulqin nënshkruan një marrëveshje historike për bashkëpunim ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar.
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i shkëmbimeve tregtare, bashkimi i kapaciteteve intelektuale dhe kapitale, si dhe përshpejtimi i integrimit drejt ekonomisë së lirë të Bashkimit Evropian.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e konsideroi këtë një hap historik për bizneset shqiptare, ndërsa përfaqësues të tjerë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Luga e Preshevës dhe Ulqini theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e bizneseve.





