Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Ajo kërkoi heqjen e plotë të masave që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja tashmë janë përmbushur.
Osmani falënderoi BE-në për mbështetjen në integrimin evropian dhe nënvizoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë për të arritur heqjen e plotë të masave.





