Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit pret një qasje më konstruktive mes partive politike për të tejkaluar bllokadën institucionale.
Në një intervistë për Bloomberg TV, ajo ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen ndaj paqes në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se prania e trupave amerikane në Kosovë është parandaluesi më i madh i përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Osmani ka vënë në dukje se zhvillimi ekonomik i vendit është ngadalësuar për shkak të krizës politike, e shkaktuar nga pamundësia për të formuar institucione pas zgjedhjeve të fundit.
Ajo shprehu shpresën se zgjedhjet e reja do të sjellin stabilitet dhe bashkëpunim politik, duke theksuar nevojën urgjente për institucione funksionale për të avancuar projektet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës




