Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e raportuar një javë më parë. Sipas policisë, i dyshuari, në bashkëpunim me një person tjetër që është ende në kërkim, dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt ndërtimi, ku objekti i vjedhjes ishin 45 njësorë uji.
I dyshuari, i mitur, pas intervistimit është ndaluar për 24 orë me aktvendim të prokurorit kompetent. Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personin tjetër të përfshirë në ngjarje.




