Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në seancën për miratimin e buxhetit.
Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët kanë argumentuar se kuadri ligjor aktual nuk parashikon pjesëmarrjen e të paraburgosurve në mbledhje institucionale.
SPAK sqaroi se lejet e veçanta jepen vetëm për raste të përcaktuara si sëmundje të rënda që rrezikojnë jetën, ngjarje të rëndësishme familjare ose dhënie provimesh nga i paraburgosuri, dhe pjesëmarrja në seancë nuk përfshihet në këto kategori.




