Sipas raportimit të VOX Kosova, zyrtarja e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli, ka përdorur gjuhë fyese ndaj ish-zyrtarit Skender Hyseni në biseda private me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër–Lepenc”.
Materialet, të cilat ndodhen në dosjen e Prokurorisë, sugjerojnë ndikim politik në emërimin e Mujkës, përfshirë udhëzime nga Dejona Mihali e VV-së, dhe diskutime mbi menaxhimin e perceptimit publik, mediave dhe vlerësimin e kandidatëve të tjerë brenda ndërmarrjes.





