Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas përurimit të një hapësire të rinovuar në Klinikën e Onkologjisë gjatë fushatës. Zemaj tha se Kurti, në vend që të kërkonte falje, po përpiqet të shesë një histori suksesi, ndërkohë që një kompani farmaceutike ka përfituar mbi 75 milionë euro tender nga qeveria, duke krijuar monopol dhe duke lënë qindra pacientë pa barna.
Zemaj theksoi se ky monopol ka rrezikuar jetën e pacientëve dhe ka vështirësuar përditshmërinë e familjeve të tyre, duke akuzuar qeverinë për vendosjen e interesave të biznesit mbi jetën e qytetarëve. Ai gjithashtu shtoi se 28 dhjetori duhet të jetë shpresë për pacientët, qytetarët dhe sistemin shëndetësor të Kosovës.




