Gjatë ditës së sotme, banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Alba Pollozhani, ka humbur papritur vetëdijen brenda shtëpisë së programit. Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme, dhe Alba është transportuar urgjentisht në një spital privat për trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve të IndeksOnline, ajo po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e incidentit, duke u mbështetur gjatë gjithë kohës nga stafi i produksionit. Nuk është e qartë nëse ky incident do të ndikojë në qëndrimin e saj të mëtejshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”.




