Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit 2026 do të lirohen 205 milionë euro shtesë për Kosovën, duke kompletuar kështu gjithsej 421 milionë euro të dedikuara.
Ky vendim pason pjesën e parë të heqjes së gjysmës së mjeteve, dhe u bë i mundur pas bisedimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Masat financiare do të hiqen plotësisht, ndërsa masat politike, përfshirë takimet me zyrtarët evropianë, pritet të rivlerësohen pas formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.




