Pas publikimit të mesazheve telefonike të Faruk Mujkës, të cilat sugjerojnë emërim kundërligjor dhe ndërhyrje politike nga Vetëvendosje në pozitën e kryeshefit të Ndërmarrjes Ibër-Lepenc, kanë reaguar gazetarë dhe opinionistë.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha se Dejona Mihali duhet patjetër të intervistohet nga Prokuroria, ndërsa Engelbert Zefaj theksoi se hetimet duhej të ishin më të shpejta dhe se edhe kryeministri Albin Kurti duhet të thirret si dëshmitar.
Selatin Retkoceri pretendoi se ndërhyrjet politike kanë ndikuar në disa konkurse për pozita të larta publike, ndërsa opinionistja Afërdita Maliqi deklaroi se institucionet në Kosovë janë të kapura nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.




