Sot gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë, doganierët kanë gjetur mallra të padeklaruara, përfshirë pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore.
Vlera e mallrave të konstatuara arrin rreth 4,000 euro. Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është nisur procedurë për kundërvajtje doganore sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.
Dogana e Kosovës thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për zbatim efektiv të ligjit dhe parandalim të shkeljeve doganore, duke mbrojtur tregun dhe interesin publik.




