Sot, skuadra gjilanase Drita përballet me Rayo Vallecanon në Madrid në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” në orën 21:00.
Drita renditet e 19-ta me tetë pikë dhe synon të përfundojë pozitivisht fazën, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.
Klubi kosovar ka zhvilluar një edicion të respektueshëm në Evropë, duke treguar organizim dhe karakter, dhe synon të konfirmojë stabilitetin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Për madrilenët, kjo ndeshje vjen pas barazimit 0:0 ndaj Real Betisit në La Liga.




