Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerali Rrahman Rama, ka ngritur shqetësimin për largimin në rritje të pjesëtarëve të ushtrisë. Ai tha se mesatarisht dy ushtarë çdo ditë po e braktisin shërbimin ushtarak, ndërsa rasti më alarmant është largimi i oficerëve të kualifikuar.
Në mesin e atyre që janë larguar është edhe një nga dy ushtarakët e shkolluar në Akademinë Ushtarake “West Point” në SHBA, e njohur si një nga akademitë më prestigjioze në botë.
Rama theksoi se personeli është forca kryesore e një ushtrie, pasi as armët e pajisjet nuk mund të përdoren pa stafin e trajnuar dhe të kualifikuar.




