Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, e ka cilësuar si lajm të mirë fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ai theksoi se qytetarët nuk duhet të paguajnë për gabimet e qeverisë aktuale dhe falënderoi partnerët evropianë për mbajtjen e premtimeve.
Hamza u shpreh se tani duhet të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.




