Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se Kosova është kategorizuar në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë Qeveritare (GTMI) të Bankës Botërore.
Kurti theksoi se përparimi reflekton suksesin e vendit në ofrimin e shërbimeve elektronike, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e aftësive digjitale në administratë dhe qasjen mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital. Në vitin 2020 Kosova ishte në grupin C, ndërsa sivjet arriti në nivelin më të lartë, grupin A.





