Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar kryetarin e ri të Obiliqit, Halil Thaçi, për marrjen zyrtare të detyrës pas fitoreve në zgjedhjet e fundit.
Në një postim, Kurti theksoi se me ndryshimin e qeverisjes lokale ka nisur skanimi i gjendjes së qytetit dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar.
Ai uroi sukses kryetarit, komunës dhe banorëve të Obiliqit në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit.





