Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar vendimin e komunave veriore – Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kur u pyet gjatë një ngjarjeje në Bashkësinë Islame të Kosovës, ai u përshëndet vetëm me të pranishmit, duke shmangur përgjigjen. Ky vendim vjen pas rikthimit në pushtet të Listës Serbe në këto katër komuna dhe paralajmërimeve të kryetarëve të rinj për të rishikuar vendimet e mëparshme.




