Kandidati për deputet nga LDK, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të emërimit të Faruk Mujkës në krye të Ndërmarrjes Publike Ibër-Lepenc, duke e cilësuar Qeverinë Kurti si “Qeveri të WhatsApp-it”.
Në një konferencë për media, Mustafa tha se komunikimet mes Mujkës, Dejona Mihalit dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dëshmojnë mënyrën se si, sipas tij, Vetëvendosje bën punësime përmes pazareve politike.
Ai theksoi se kjo qasje ka dëshpëruar të rinjtë e shkolluar, duke dërguar mesazhin se vetëm militantët e partisë kanë mundësi, ndërsa profesionistët dhe studentët e dalluar mbeten të përjashtuar.




