Kryeministri Edi Rama, në një komunikim “live” me qytetarët, ka vlerësuar si inkurajues dhe të suksesshëm samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë dhe Kosovën.
Ai ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani ka pasur rol të rëndësishëm në zhbllokimin e fondeve të BE-së për Kosovën.
Rama u shpreh se Shqipëria gëzon sot respekt maksimal në Bruksel, falë një qëndrimi të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, ndërsa hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave e cilësoi si një inkurajim të rëndësishëm për rrugën evropiane të vendit.




