Sonte zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së basketbollit kosovar.
Në Therandë, Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin në një derbi rajonal, ku therandasit kanë tri fitore e tetë humbje, ndërsa prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi kanë pësuar katër humbje.
Në Mitrovicë, Trepça sfidon Borën, dy skuadra që pas 48 orësh do të përballen sërish. Trepça udhëheq renditjen me tetë fitore e tri humbje, ndërsa Bora ka pesë fitore e gjashtë humbje.
Orari i ndeshjeve:
18:45 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
18:45 Trepça – Bora




