Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 17, Armend Zemaj, ka deklaruar se publikimi i bisedave mes Faruk Mujkës, ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe përfaqësueses së Vetëvendosjes Dejona Mihali, dëshmon se konkursi për kryeshef të Ndërmarrjes Ibër-Lepenc ka qenë vetëm një formalitet.
Sipas Zemajt, këto komunikime tregojnë se emërimet në pozita kyçe shtetërore janë bërë mbi baza partiake, duke eliminuar profesionistë me përgatitje të lartë dhe integritet moral.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta e të pavarura, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë, siç u shpreh, që e ardhmja e fëmijëve të varet nga njerëz që nuk respektojnë ligjin. Në këtë drejtim, Zemaj ftoi qytetarët që në zgjedhje të mbështesin LDK-në.




