Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRrE) ka miratuar Rregullën për Mekanizmin Mbështetës të energjisë së ripërtërishme.
Me 5 vota pro, anëtarët e ZRrE-së i dhanë dritën jeshile këtij mekanizmi, gjatë mbledhjes së radhës së institucionit.
Ky hap pritet të nxisë zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.




