Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë marrë informacion zyrtar për një hetim penal, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe një gjyqtar.
Rasti është regjistruar për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.
KGJK ka njoftuar se veprimet do të kryhen brenda afateve ligjore dhe se publiku do të informohet për zhvillimet e ardhshme.




