Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja është paralajmëruar të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkelje të dyshuara në tenderin prej 190 milionë eurosh për Tunelin e Llogarasë, si dhe ndodhet nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe me vlerë rreth 450 milionë euro.
Sipas dyshimeve të SPAK, ajo ka përcaktuar fituesit edhe në tre tenderë të tjerë.




