Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i aplikimeve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave.
Në takim do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me operacionet zgjedhore, përfshirë autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave postare nga jashtë Kosovës, zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të KKZ-së në Zubin Potok, si dhe emërimin e anëtarëve të KVV-ve dhe ekipeve të numërimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025.




