Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar vitin 2025 si vitin e njohjeve të reja për Kosovën, pas një periudhe të gjatë pa zhvillime të tilla.
Ai theksoi se Bahamas është shteti i katërt që e ka njohur Kosovën brenda këtij viti dhe i 121-ti në total.
Kurti shprehu mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë arritje, duke vlerësuar forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ai shtoi se njohjet e reja po sjellin edhe miqësi e mundësi të reja bashkëpunimi, duke shprehur gatishmërinë për ndërtimin e një partneriteti të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas.




