Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 20 dhjetor 2025 përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vetëm vëzhguesit e akredituar do të mund të monitorojnë procesin zgjedhor dhe aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe QNR. Deri tani janë akredituar 586 vëzhgues.




