Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e B.A., 31 vjeç, nga Gjermania.
Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ishte shmangur nga drejtësia.
Pas ekstradimit, ai u dorëzua njësive policore në Mitrovicë për procedurat e mëtejshme ligjore.