Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin JehonaPolitike në Klan Kosova, foli për nevojën e ndërrimit të mendësisë politike në vend.
Ai theksoi se Kosova është ngulfatur nga mediokriteti politik, i cili sipas tij duhet të thyhet nga një gjeneratë e re që fokusohet në çështjet bazike që përballen qytetarët, dhe jo në diskutime utopike apo të mëdha.
Abdixhiku shtoi se LDK ka qenë gjithmonë e gatshme për të udhëhequr vendin, por për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e popullit të Kosovës.




