Njohës të rrethanave politike vlerësojnë se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës po keqinterpretohet nga pushteti si fitore.
Politologu Agon Maliqi dhe drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, theksojnë se kjo nuk përbën sukses diplomatik, por menaxhim të dëmit të shkaktuar nga qasja e Qeverisë në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar pasoja për dialogun dhe marrëdhëniet strategjike.




