Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçare nga Indonezia, e dyshuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Sipas raportimit të “Shqiptarja”, e reja kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë së bashku me shoqe të saj, me të cilat jetonte në një banesë me qira në kryeqytet dhe punonte si pastruese në lokale. Ajo dyshohet se kishte qenë shtatzënë pesë muajsh në momentin e ardhjes në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë, kur 20-vjeçarja lindi foshnjën dhe më pas e braktisi në banesë. Shoqet e saj, pasi e kanë kuptuar situatën, kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë.
Foshnja është dërguar për trajtim mjekësor në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.




