Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nga Gjilani ka ftuar qytetarët të votojnë numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Ai ka theksuar se vota e qytetarëve do të përballet me arrogancën e pushtetit dhe ka nënvizuar angazhimin për një shtet që punon dhe iu shërben vetëm qytetarëve.
Hamza ka shtuar se Kosova do të ecë përpara duke përfshirë të gjithë qytetarët. #PDK130





